Deputetët e opozitës kanë bllokuar Komisionin e Ekonomisë, aty ku do të diskutohej sot projektbuxheti i vitit 2024, pas diskutimeve që u bënë në Konferencën e Kryetarëve.

 

Por bllokimi i sallës së komisionit, ka bërë që deputetët e PS të largohen.

 

Ata kanë qëndruar përpara Kryesisë së Kuvendit, aty ku demokrati Flamur Noka nuk ka kursyer as ironinë.

 

“Shkoni hani byrek me Lulin”, dëgjohet të thotë ai, referuar edhe një video të bërë virale në rrjet, ku Basha gjatë një takimi me qytetarët shihet të blejë një byrek në një dyqan, të cilin e hedh sapo e kafshon vetëm një herë.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re