Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiopali,  i është drejtuar opozitës me të njëjtën pyetje si Pandeli Majko; SPAK është apo jo organizatë kriminale?

Për akuzat  se SPAK është i kapur, Spiropali tha se ka qenë PS që ka bërë reformën, ndërkohë që PD e kishte hyzmetqare.

Ajo gjithashtu tha se opozita nuk është në koherencë me deklaratat sepse me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.

“Do ju lutesha shumë t’i linit akrobacitë e shpifjeve, dhe përgjigjuni pyetjeve. A mendoni ju që i shkoni poshtë ballkonit atij të marrit, është apo nuk është SPAK organizatë kriminale.

Sa na takon ne, ne e kemi bërë shumë të qarta ndarjen se ku fillon pushteti ekzekutiv dhe ku mbaron ai i drejtësisë. Kemi qenë ne që e kemi bërë reformën, sepse ju drejtësinë e kishit hyzmeqarë.

Të gjitha jokoherecat tuaja, ju nuk dini çfarë thoni se me drejtësinë jua ka zënë rrota bishtin dhe kokën.

Ngrihet Basha, pa lexuar fare, sa është zgjuar nga gjumi, thotë se po lirohet të dënuar nga gjykata speciale kur është shumë e qartë se kjo amnisti, për shkak të arsyeve politike, ka ardhur ky draft i krasitur që e keni penguar 4 muaj për t’u votuar”, tha Spiropali.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re