Skip to content

Shkonte e vinte si turist në Itali për të trafikuar drogë, arrestohet dhe dëbohet shqiptari! Jetonte në hotel dhe dyshohej për krime, ja çfarë iu gjet

Policia e Rietit arriti të lokalizonte pas sinjalizimeve të qytetarëve, pasi shqiptari bënte lëvizje të çuditshme. I gjenden doza kokaine dhe 2 mijë euro cash nga aktiviteti kriminal. Por ndjekja e tij zbuloi dhe furnizuesin dhe mund t’i çojë hetuesit tek krerët e kartelit

ITALI- Një shqiptar u arrestua në tentativë trafikimi të lëndëve narkotike gjatë fundjavës në itali. Policia njoftoi se operacioni u zhvillua në zonën e Borgo (L’Aquila), teksa ishin qytetarët që sinjalizuan lëvizjet e dyshimta të të riut.

Kjo i ka mundësuar policisë të gjejë brenda një pakete cigaresh mbi 10 gramë kokainë, të ndarë në 18 doza të mbështjella me të njëjtin lloj celofani, raporton “Corrieredirieti”.

Më tej, në dhomën e hotelit ku banonte shqiptari, u gjet një tjetër telefon inteligjent, i cili u mundësoi oficerëve të gjurmonin një narkoman vendas, i cili së fundmi ishte furnizuar me drogë nga i riu i arrestuar dhe që besohet se do çojë hetuesit tek një rrjet i organizuar.

Komisariati i policisë së Rietit, pasi vlerësoi rrezikun, konstatoi se i dyshuari, emri i të cilit nuk u publikua, hynte periodikisht në Itali për arsye turistike, duke kryer krime në të gjithë territorin. Në këtë mënyrë i është kërkuar prefekturës një urdhër dëbimi drejt Shqipërisë.

Pas vëzhgimit të kujdesshëm, efektivët vunë re se ai po lëvizte në mënyrë të dyshimtë brenda parkut të qytetit. I riu u pa duke u futur brenda disa gardheve dhe kështu e ndaluan.

Në kontroll, atij iu gjetën mbi 2000 euro të ndara në kartëmonedha të prerjeve të ndryshme, dy celularë dhe disa copëza celofani. Oficerët kontrolluan edhe gardhet ku kishte hyrë i dyshuari.