Ekspertja ndërkombëtare e menaxhimit të krizave, Elda Gjoka, rrëfeu në emsionin “Quo Vadis” eksperiencën e saj në mësimdhënie.

Ajo tregoi se nxënësit nuk kishin entuziasmin që priste ndaj mësimnxënies, ndaj për këtë arsye nuk do e pranonte më të ishte përballë tyre.

“Unë sëfundmi pranova të jap mësim në nderim të dikujt që më tha do doja të vije në fakultetin ku japim ne sepse po kërkohet një pedagoge për këtë lëndë. I thash nuk kam kohë, por për respektin tënd, patjetër. Ajo pagesë mua më shkonte taksi për të ardhur dhe për tu kthyer, por ajo ideja që ti do jesh përballë një brezi të ri, që dua ta frymëzoj dhe shkoj gjithmonë e përgatitur përpara audiencës time. I Frymëzoj që ata mund t’ia dalin edhe pse janë në Shqipëri, mund të arrijnë në standarde ndërkombëtare etj. Në momentin që unë e gjej veten përballë pyetjes zysha a ke një stilolaps  me vete, ndërkohë që unë medoj që studentët e mi do jenë me laptop, ti e kupton që ke bërë gabim por do e çosh deri në fund misionin tënd, por i thua vetes në mënyrë kategorike që nuk pranoj më sepse unë e kuptoj që i bezdis studentët e mi dhe unë nuk kam më entuziazën. Nuk ka të bëjë me pagesën nuk arrin ti bësh të vetëdijshëm dhe bashkëpunëtor, kur ata thonë që çna duhet kjo o zyshë, unë një diplomë dua.//

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re