Skip to content

“Shkove tek burri, aty të vdesësh!”/ Rrëfimi tronditës i Anjezës: Më hoqën nga shkolla, lumuturia zgjati vetëm dy muaj

WhatsApp Image 2022 12 01 at 11.37.44 AM

Dhuna në familje dhe martesa në moshë të herët vijon të mbetet problem edhe në vitin 2022 në Shqipëri. Rasti më i fundit është historia e një 15-vjeçareje, e identifikuar si Anjeza. Pas rreth 1 viti në ‘liri’, Anjeza ka vendosur të rrëfejë për Vizion Plus historinë e jetës së saj.

 

 

 

Që në moshën 15-vjeçare, Anjeza është detyruar nga familjarët të martohet, me një burrë rreth 15 vite më të madh në moshë. Nën presion, dhunë fizike dhe psikologjike, Anjeza jetoi me të dhe familjen e tij për tre vite me rradhë. Në intervistën për emisionin “7pa5” me gazetaren Marsi Qerreti, e mitura tregoi se martesa nisi pa dëshirën e saj dhe ashtu vijoi deri në ditën e fundit.

 

 

 

Edhe pse me rezultate të shkëlqyera në mësime, Anjeza u hoq nga shkolla që në klasë të 9-të.

 

 

 

“Më kanë martuar me zor dhe ka qenë një martesë pa dëshirë, me shkuesi nga një i afërm i imi. Fillimisht kemi folur nëpërmjet telefonit pastaj ditën e parë të takimit kam shkuar në banesën  e tij. Më mori që në fillim”.

 

 

Anjeza tregon se fillimisht është pritur shumë mirë nga familja e bashkëshortit, por lumturia zgjati jo më shumë se dy muaj.

 

 

Gjatë të tre viteve të vështira, e reja nuk ka patur as mbështetjen e familjes së saj. Ajo shprehet se familjarët e shihnin si normale qëndrimin në një bashkjetesë të dhunshme dhe të pa dëshiruar. Madje, në mentalitetin e fisit të tyre, vajzat duhet të ishin martuar pa mbushur moshën 17-vjeçe.

 

 

Kur dhuna dhe presioni u bënë të padurueshme, rreth një vit më parë, Anjeza vendosi të largohej nga banesa përmes Qendrës së Këshillimit. Dëshira e saj është jeta larg Shqipërisë dhe studimet për infermieri.

 

 

“Jeta është shumë e shkurtër”- shprehet Anjeza në fund të intervistës.