Një krim i rende ne familje ka ndodhur ne Shkoze te Tiranës. Pas nje konflikti per motive te dobëta, Selman Alija, 28 vjeç, ka goditur disa herë ne koke me një cekic, babain e tij 74 vjeçar, duke e masakruar.
 
Vrasja ka ndodhur mbrëmjen e se shtunës, rreth orës 20.00 ne oborrin e shtëpisë se tyre.
 
Si pasoje e goditjeve te marra i moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Por krimi i tmerrshëm i djalit ndaj babait nuk përfundon këtu.
 
Pasi është siguruar qe babai i tij kishte ndërruar jete, 28 vjecari ka marre trupin e pajete dhe e ka ngarkuar ne makinën e tij, duke e hedhur ne liqenin e Farkës për të humbur gjurmët.
 
Por policia ka bere te mundur arrestimin e autorit e më pas gjetjen e kufomës, duke e dërguar atë pranë ambienteve  të Institutit të Mjekësisë Ligjore, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
 
Hetuesit gjeten dhe sekuestruan edhe cekiçin me të cilin u krye vrasja si dhe makinën.
 
28 vjecari Selman Alija, akuzohet për “vrasje për shkak te rrethanave familjare”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re