Skip to content

Shkozë, vijon prishja e objekteve

Fadromat e Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit vijuan edhe kete te marte prishjen e objekteve ne Shkoze per t’i hapur rrugen punimeve per unazën e madhe.
 
Disa nga banoret u gjende të papërgatitur përballe kësaj situate. Familjaret, objektet e te cilave u preken nga prishja nuk e fshehën irritimin dhe pakenaqesine ndaj institucioneve.
 
Shume nga banoret hodhën akuza edhe ndaj punonjësve te Inspektoratit te Mbrojtjes se Territorit dhe uniformave blu, duke e quajtur te paprecedente ndërhyrjen.
 
Të pranishëm ne aksion për të parandaluar ndonjë incident ishin edhe forca të shumta policie.
 
Edhe banorët e Shkozës, ashtu sikur ata të ‘Astirit’ protestojnë kundër projektit te Unazës së Madhe. Në Shkozë janë planifikuar per t’u prishur gjithsej 16 objekte.