Një 55 vjeçar humbi jetën mesnatën e të enjtes në segmentin në mbikalimin e Shkozetit ne Durrës.  Sipas policë, dyshohet se viktima ende i paidentifikuar po kalonte rrugën, kur është përplasur për vdekje nga një mjet, që me pas ka ikur me shpejtësi nga vendngjarja.
 
Viktima është dërguar në morgun e qytetit, ku pritet të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore dhe të bëhet i mundur identifikimi i tij.
 
Ndërkohë policia po heton për të zbuluar shoferin që shkaktoi aksidentin.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re