I tmerruar nga termeti, një baba i dy fëmijëve të traumatizuar ka shpërthyer në lot para kryetarit rë opozitës Lulzim Basha gjatë inspektimit të dëmeve të këtij të fundit në lagjet e Shkozetit në Durrës.

 

“Na ka plasaritur kollonat. Kanë plasur ujrat vullkan. Po tallet me ne. Unë kalamajt i kam te psikologu në Tiranë. Goca klasë të 7-të, djali në klasë të 8-të”, shprehet me lot në sy babai i dëshpëruar, ndërsa tregon pallatin e shkatërruar.

 

Situata edhe në Shkozet paraqitet e rëndë, situatë e cila është konstatuar nga zoti Basha gjatë inspektimit të kësaj zone. Qytetarët iu ankuan kreut të PD se nuk kanë asnjë ndihmë nga shteti dhe kanë nevoja urgjente për strehim e ushqime

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re