Të premten Ilir Meta bëri të ditur se i kishte çuar letër kreut të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirian Celibashi, për t’I paraqitur një dokumentacion se kush bashki është pa kryetar.

E sot Celibashi i ka dërguar një shkresë krejt të çuditshme kreut të shtetit, ku i ka bërë të ditur se sipas dijenisë së tij, ka vetëm 3 bashki që kanë vacant vendin e kryetarit, duke renditur Shkodrën, Vorën e Dibrën. Shkodrën, pas largimit të kryetarit të zgjedhur më 30 qershor 2019, Valdrin Pjetrit, Vorën, si shkak i hetimeve ndaj kryetarit të zgjedhur Agim Kajmakut dhe Dibrën pas kandidimit të kryetarit Dionis Imeraj në zgjedhjet e 25 prillit si kandidat i PS-së në qarkun Dibër.

Ndërkaq, për bashkinë Durrës, ku ka pasur zyrtarisht një dorëheqje të kryetares së zgjedhur të kryebashkiakes Valbona Sako, pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, ndarjen nga jeta të Haxhi Memolla, dhe arrestimit të kreut të bashkisë së Lushnjës, Fatos Tushe, Kreu i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi thotë se nuk kam dijeni.

Të treja këto raste janë fakte të njohura botërisht dhe i dijnë të gjithë. KSHZ do të duhet të ishte shprehur me kohë për vakancat dhe rëndësinë që duhen bërë zgjedhjet e reja për kryetarin e bashkisë.

Këtë nuk e ka bërë në këtë rast, e nëse nuk është informuar me shkresat përkatëse nga qeveria apo organe të tjera, i takonte Celibashit që t’i kërkonte dokumentet zyrtare për t’i future në protokoll.

Komunikimi i sotëm i Celibashit me Metën, është një skandal i madh, pasi tregon se si KSHZ si presidenca veprojnë si organe jashtë trupit institucional të shtetit shqiptar që si Shvejku nuk dijnë çfarë ndodh përreth tyre.

Ilirjan Celibashi, ka për detyrë t’i bëjë me dije zyrtarisht Presidentit se sa bashki janë pa kryetarin e tyre të zgjedhur në krye, e këtë mund ta bëjë me një veprim të thjeshtë, duke kërkuar dokumentet zyrtare e t’i vendosë në protokoll. Sjellja e sotme, është një absurd e skandal ç’ka e vendos KSHZ-në në një pozitë tipike tragjikomike siç Meta e ka vendosur Presidencën që nuk ka lidhje me institucionet e tjera të shtetit, apo i trajton sipas midesë së vet.

Për rastin e Rrogozhinës, Durrësit, apo edhe Lushnjes ka akte zyrtare të publikuara në Fletoren Zyrtare, përveç në mediat e opinion. Nëse Celibashi kërkon shkresa, duhet t’i marrë, siç bën çdo qytetarë që i kërkohen dokumente për të marrë shërbim në shtet…

TemA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re