Në një konferencë me gazetarët, ish-kryeministri Sali  Berisha ka hedhur sërish akuza për gjyqtaren Irena Gjoka, të cilën e cilëson turpi i drejtësisë.

Berisha tha asokohe, ajo nuk pranoi duke u thënë avokatëve se nuk i kanë sjellë prova që është shkarkuar

“Gjykatësja, turpi i drejtësisë, nuk duhet të fshihet prapa krimit të saj, por duhet  para krimi por të deklarojë në emër të detyrimit ligjor, është shkarkuar apo jo nga Sali Berisha në 1996, për shkelje të rëndë ligji dhe korrupsion. Të dalë dhe të deklarojë. Turpi i njeriut. U tha avokatëve se nuk më sollët prova që unë jam shkarkuar. Nuk ka ndërgjegje ajo. Arkivë në ndërgjegjen e saj nuk ekziston. Tani mbahet me premtim që i ka dhënë Ramës për masën që ka marrë. Gjitha jetën time ata që kanë punuar me mua, porosia më konstante që u kam dhënë ka qenë mos të pranojnë urdhra kundër ligjit. Një qenie që fshihet prapa krimit të saj dhe shkelmon kushtetutën, nuk e pranoj kurrë një gjë të tillë. Ajo s’është asgjë tjetër veçse një skllave mjerane në shërbim të Edi Ramës”, tha Berisha.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka dorëzuar një shkresë Kuvendit ku i kërkon marrjen në pyetje të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Shkresa është dërguar më 14 nëntor dhe është marrë nga protokolli i Kuvendit.

“Në zbatim të urdhrit të gjykatës për komunikimin e vendimit Nr.117 datë 26.10.2025, bashkëlidhur ju dërgojmë vendimin me nr. 117, datë 26.10.2023, e Gjykatës së Posaçme Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, që i përket shtetasit Sali Berisha, me objekt marrjen ne pyetje të personit nën hetime me qëllim marrjen në dijeni nga ana juaj”, shkruhet në shkresë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re