Kreu i Grupit të PD-së, Gazment Bardhi në një shkresë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, ka kërkuar që të revokohen të gjitha vendimet që janë marrë nga kryetari i partisë, Lulzim Basha.

Gazment Bardhi ka kërkuar që deputetët e përjashtuar të rikthehen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Dokumenti:

E nderuar znj. Kryetare e Kuvendit,

Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike ju njoftoj se në mbledhjen e Grupit të datës 03 Prill 2024, në përputhje me neneve 15 dhe 16 të Rregullores së Kuvendit, si dhe Rregullores së Brendshme të Grupit Parlamentar, është vendosur “Revokimi i të gjitha vendimeve për masa disiplinore të marra nga grupi gjatë kësaj Legjislature”.

Për këtë arsye, të gjithë deputetët që janë vetëdeklaruar në nisje të kësaj Legjislature në përbërje të Grupit Parlamentar, rikthehen/konsiderohen si anëtarë të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike duke filluar nga data 3 Prill 2024,

Në këtë kushte, në mbështetje të nenit 16 të Rreguulores së Kuvendit, lutem të pasqyrohet ky ndryshim i përbërjes së Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike në organet e Kuvendit

Duke ju falenderuar për mirëkuptimin,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

KRYETARI Gazment BARDHI

DEPUTETET E PERJASHTUAR

1.Greta Bardeli;

2.Ina Zhupa;

3 Isuf Çela;

4.Asllan Dogjani;

5.Bujar Leskaj;

6.Edi Paloka;

7.Kastriot Piroli;

8.Lindita Metaliaj;

9.Ludovik Hasanaj;

10.Sorina Koti;

11.Tomorr Alizoti;

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re