Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un tha se ai është i gatshëm për dialog dhe konfrontim me Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden.

Komentet u bënë në një takim plenar të Komitetit Qendror të Partisë së tij të Punëtorëve të Koresë te enjten. Ko eshte hera e parë që dërgohen sinjale pozitive nga Jong Un për dialog, që kur Biden zëvendësoi Donald Trump, i cili u takua me Kim tre herë.

Lideri i Koresë së Veriut ka kundërshtuar deri më tani kërkesat e Biden për dialog dhe ka kritikuar komentet e presidentit amerikan që ishin kritike për grumbullimin e armëve të Koresë së Veriut.

Kim gjithashtu i zbuti vërejtjet me një thirrje që vendi të “përgatitej plotësisht për konfrontim në mënyrë që të mbrojë dinjitetin e shtetit dhe interesat e tij”, sipas një raporti nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve e shtetit. Mesazhi ndjek një premtim nga Kim të bërë në fillim të vitit për të zhvilluar teknologji bërthamore më të përparuara.

Përfaqësuesi special i Biden për Korenë e Veriut, Sung Kim, do të zhvillojë bisedime me homologët e tij nga Seul dhe Tokio të hënën gjatë vizitës së tij.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re