Lëvizja Socialiste për Integrim në Berat ka marrë një tjetër goditje. Kjo pasi dega e saj në fshatin Gjeroven në rrethin e Berati pothuajse ka shkuar e gjitha tek PS. Mesditën e kësaj të premteje kryetari i degës së LSI-së në këtë fshat dha dorëheqjen dhe u largua nga kjo forcë politike.

Menjëherë pas largimit të kryetarit të kësaj dege, kanë deklaruar “unanimisht” largimin nga LSI edhe 140 anëtarët e degës së fshatit Gjeroven. Kjo deklaratë politike e kryetarit të degës së LSI-së Gjeroven u mor gjatë një takimi të thirrur nga Shehu me anëtarët e degës që ai ka drejtuar prej 10-vjetësh. Kryetari i LSI Gjeroven, Krenar Shehu ka deklaruar se,e ka ndërmarë këtë vendim pasi ndihet i papërfaqësuar nga kjo forcë politike.

 

“Unē si kryetar i LSI-së Gjeroven,pasi jam menduar gjatë,kam vendosur të largohem nga kjo parti politike. Ndihemi të papërfaqësuar pasi LSI është tallur me zonën e Gjerovenit. Duke nisur nga ish/kryetari i bashkisë që ishte kushëriri i Metës e deri tek listat e tanishme për deputete,verehen se në lista janë sërsish kushërinjtë e tij”-,ka deklaruar Shehu,i cili ka konfirmuar se vendimi i tij është i pakthyeshëm.

 

Edhe 140 anëtarët e degës së LSI-së së fshatit Gjeroven kanë deklaruar se,e kanë ndërmarrë vendimin për largimin e tyre nga LSI për arsye se të gjithë ndihen të papërfaqësuar dhe të lënë pas dore në këto 10-vite.

 

“Ne kemi besim vetëm tek Nasip Naço,sepse vetëm prej tij ndihemi të përfaqësuar”-janë shprehur anëtarët e kësaj dege.

 

Pak dite me pare, dy drejtues te rendesishem te LSI ne Berat, Nasip Naco dhe Gledion rehovica, ish deputete dhe ministra nga radhet e LSI konfirmuan ikjen nga force politike drejt PS.

 

 

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re