Skip to content

Shkrihet PD në Korçë, largohen 51 kryetarë e sekretarë të grupseksioneve

Partia Demokratike në Korçë pothuajse është shuar plotësisht.

Pas dorëheqjes së kryetarit të PD-së në këtë qytet, Andrea Mano dhe anëtarëve të Kryesisë, sot ka ndodhur një tjetër dorëheqje massive.

Bëhet fjalë për 51 kryetarë dhe sekretarë të grupseksioneve.

Ata janë të pakënaqur më drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha dhe në mungesë të reflektimit të tij, kanë vendosur të largohen nga partia.