Jusuf Buxhovi, një shkrimtar i njohur kosovar, më së shumti i njohur dhe për islamofobinë tij, si dhe për lidhje okulte me Beogradin gjatë kohës së ish-jugosllavisë, u shfaq së fundi në media në një valë të re islamofobie në Kosovë, nga segmente të caktuara atje, duke e cilësuar ezanin si ulërimë. “Si në Kazakistan…”, tha ai, një krahasim pa lidhje.

Një përgjigje atij i ëhstë dhënë në FB, si një forme letre e hapur, nga një figurë fetare, Adnan Simnica, një sqarim i thukët, i qartë e logjik për çdo paragjykues apo mosnjohës i besimit islam.

“Letër e hapur

Jusuf Buxhovit, shkrimtar

Identiteti kombëtar nuk rrezikohet asnjëherë nga Islami, sepse identiteti islam që mbi 6 shekuj është i mishëruar me atë kombëtar dhe anasjelltas. Të kuptuarit dhe zbatuarit e mirëfilltë e Islamit, veçse forcon qenësinë kombëtare dhe frymëzon atë në vazhdimësi. Mohimi i identitetit islam është mohim i identitetit kombëtar, pra, edhe i vetvetes.

Mbi 800 xhamitë e Kosovës gjithnjë i shërbejnë identitetit fetaro-kombëtar të këtij populli dhe, luftojnë në vazhdimësi tjetërsimin kombëtar. Ti, në vend se të merresh me kishat serbo-sllave dhe rolin kriminal, luftënxitës e anti-shqiptar të tyre, të cilat janë bërë “shtet brenda shtetit”, merresh me xhamitë, të cilat gjithmonë luajtën rol vendimtar në ruajtjen dhe kultivimin e vlerave familjare, fetare dhe kombëtare tek ne.

Kjo nënkupton siç thotë populli “Kur nuk mundesh m’i mëshu gomarit, i mëshon samarit”, prandaj ju ftojmë t’i thërrasësh veç pak arsyes, nëse do të gjykosh arsyeshëm, përndryshe po gabon rëndë.

Ezani nuk ulërin o Jusuf Buxhovi, por thërret për adhurim të Zotit, për paqe e shpëtim. Ai thërret në gjuhën e Kuranit dhe është formulë universale e botërore e mbarë myslimanëve. Shqipja jonë është e bukur dhe ne me kënaqësi lutemi shqip, meqë krenohemi më të, sepse Zoti i Madhëruar na krijoi në këtë Vatan, të cilit me krenari i shërbejmë, por namazi e ezani kanë universalitet unifikues global, prandaj janë në gjuhën e Kuranit, meqë ai është Shpallje globale për gjithë njerëzimin.

Kosova nuk është Kazakistan, as Arabi e as Amerikë, por është Kosovë, i vetmi popull autokton shqiptar me shumicë myslimane në Europë, që funksionon edhe me respekt e tolerancë të plotë me bashkëkombasit tanë të besimeve të tjera, kishat e të cilëve nuk na pengojnë, madje as këmbanat e tyre.

Thirrja e Ezanit tashmë e jo ulërima e tij, ka perfshirë gjithë Europën, e ta diskutosh këtë për tek shqiptarët duket absurditet e injorancë.

Këto ju i dini, por ju ka verbuar kryeneçësia e fanatizmi, të cilat ju bëjmë thirrje t’i largoni, prandaj thirrini pak arsyes.

Zoti i Madhëruar dëshmoi:

“Ne e kemi shpallur Kuranin me të vërtetën, meqë ka zbritur me të vërtetën”

(Kuran, El Isra: 105)”. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re