Shkrimtari dhe profesori në Universitetin e Çikagos reagoi ashpër ndaj klasës politike në Shqipëri që ka shkaktuar dëma të mëdha ndaj shoqërisë. Në profilin e tij “Facebook”, me rastin e promovimit të librit të tij “Faqja e Fundit”, Kapllani shkruan se nuk do të donte asnjë politikan nga Shqipëria që të merrte pjesë në promovimin e librit të tij.

POSTIMI I GAZMEND KAPLLANIT

Nje sqarim te vogel meqenese per dy ore eshte prezantimi i romanit tim te ri Faqja e Fundit: anetare te kesaj qeverie si dhe cdo lloj matrapazi qe ka kontribuar qe ky vend te jete me i varfri, me i korruptuari, me i friksuari dhe me i shpopulluari ne Europe nuk duam te na “nderojne” me pranine e tyre. (Dicka e tille per me shume demton rende frymezimin dhe imagjinaten e nje intelektuali dhe krijuesi – e them i bazuar ne pervojen vetjake). Na mjaftojne njerezit dhe lexuesit e ndershem qe ne kete vend, fatmiresisht, jane shumica.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re