Dixie Lewis, vajza 19-vjeçare e shkrimtarit të njohur Michael Lewis dhe fotografes Tabitha Soren, vdiq në një aksident automobilistik më 25 maj.

Makina, në të cilët ndodhet Dixie së bashku më të dashurin e saj, 20-vjeçarin Ross Schulz, kaloi në korsi për drejtim të kundërt dhe u përplas me kamion.

Të dy vdiqën në vend.

“Ne e donim atë shumë dhe ndiejmë dhimbje si kurrë më parë. Ajo e donte Rossin dhe donte të jetonte. Zemrat tona janë thyer. Nëna e saj Tabitha, vëllai Walker, motra Quinn dhe unë do të gjejmë një mënyrë për të mbajtur kujtimin e atë gjallë,” tha Lewis në një deklaratë për shtyp.

Michael Lewis është autori i bestsellerëve “Moneyball” dhe “The Big Short”, të cilët përjetuan adaptimet e tyre filmike në ekranin e madh, ku midis aktorëve protagonstë ishin emra të mëdhenj si Brad Pitt, Christian Bale dhe Ryan Gosling.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re