Shkrimtarja shkodrane, Arjola Zadrima, shprehet se Lulzim Basha jeton mbi re, pas vizitës së këtij të fundit dy ditë më parë në Shkodër.

“Dy fjalë L.Bashës

Dje kishe kalu nëpër pedonale të Shkodrës dhe njerëzit e ngratë të ndjekin apo të shohin me një fije shpresë.

Po dje çmimi i karburantit mori formë të preme për rritjen e tij , dhe me arrogancën e një të sëmuri psiqik kryeministri kërcënon bizneset e vogla.

Nëse sheh përreth nuk jena zenjina por njerëz hallexhi që ashtu mbarë e mbrapsht po duam me jetu këtu në Shqipni, edhe pse përcjellim njerëzit ma të dashtun dita ditës.

Z. Basha ku jetoni?

Na këtu në Shkodër jetojmë dhe çdo ditë përballena me vështirësitë që na ofron ky pushtet i korruptuem.

Do ishte mirë të dilni herë mbas here nga strofulla e rehatisë apo e marrëveshjeve nën hali, ose edhe prej kësaj ideologjie të fjetun që na injektoni.

Populli vlon, populli po ikë, populli e ka refuzuar Ramën, ti nuk na duhesh më na thanë,” bravo, ju lumtë”.

Nëse nuk e din çfarë pozicionit ke atëherë lësho rrugë, më asht neverit termi”oligark”.

Kam frikë se jeton mbi re. Na nuk jenë këtu me të pa sa i bukur dukesh në podium, apo kur ecë nëpër Shkodër që duhet të ndihesh i përkdhelun nëse të respektojnë shkodranët.

Ne na duhet dikush që kupton që ky popull po bahet fukara çdo ditë ma shumë.

Zbathu nganjëherë, shko blej bukën, apo frutat e nitratosuna, merr një rrogë prej 200 € se ndoshta zgjohesh prej kësaj ideologjie litargjike ku ke ra.

Mos na humb durimin ne që gjakun e kena prej shekujsh “Të djathtë”….

Kaq kisha për sot.

Unë jam Arjola Zadrima mbesa e një gjyshi të pushkatuem dhe bija e atij që ishte nën gjurmët e para të demokracisë”, shkruan ajo.()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re