Në kuvend këtë të enjte po diskutohet në lidhje me shkrirjen e Studimeve Albanologjike. Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se shkrirja e Akademisë së Studimeve Albanologjike është bërë për ti plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit.

Ndër të tjera në fjalën e saj ajo ka theksuar se me vendimin e qeverisë shkelen liritë akademike.

Bëtë një VKM për ti plotësuar dëshirat politike Skënder Gjinushit! Po i ktheni Studimet Albanologjike në vasalë të Akademisë së shkencave. Ju bëni një VKM ku prishni Akademinë e studimeve Albanologjike ku shkelni ligjet e vendimet e GJK-së pasi shkelni liritë akademike. Ju shkelni një institucione që është pjesë e konferencës së rektorëve dhe e fusni brenda akademisë së shkencave duke i shkelur lirinë akademike. 15 vite në atë Akademi kanë ndryshuar projektet që ata po punojnë sot. Si e zgjidhni ju duke i bërë vasalë të Skënder Gjinushit”, është shprehur Zhupa.

Nga ana tjetër ministrja e Arsimit dhe e Sportit, Evis Kushi në fjalën e saj është shprehur se është e papranueshme sesi në Kuvend ku është dhe institucioni i bërjes së ligjit, flitet për të justifikuar një institucion për shkelje.

Kushi ndër të tjera është shprehur se është e papranueshme sesi akuzohet Skënder Gjinushi për punën që po bën në krye të Akademisë së Shkencave.

Sipas ministres asnjë institucion nuk është zhdukur dhe nuk do të zhduket, por vijueshmëria e tyre lidhet me rëndësinë që ka secili.

“Asambleja voton kryetarin e akademisë së shkencave dhe nëse nuk do të dekretohet nga presidenti ateherë serish do të kthehet në asamble. Kryetari i Akademisë së Shkencave është në krye të detyrës, është një fyerje shumë e rëndë në lidhje me atë që ju thoni për Gjinushin si një ish politikan i dalë në pension.  Institutet kanë qenë gjithmonë pjesë e akademisë, por në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar që të riorganizohet. Unë kam shkresat që i jam drejtuar me shkresë zyrtare që në 22.06.2021 ku i jam drejtuar drejtorisë së Institutit të Studimeve Albanologjike për riorganizimit, që ato nuk kanë pranuar. Ne jemi institucion ligji dhe nuk mund të justifikojmë ligjin. Në akademi duhet të ketë një fakultet, nuk ka mësimdhënie nuk ka fakultet. Prej tetë vitesh nuk ka asnjë student, dhe ligji e thotë nëse për 2 vite nuk ka një student duhet që të mbyllet. Kanë doktorant prej shumë vitesh dhe nuk i kanë çuar deri në kurorëzim, por ligji e thotë qartë sa kohë duhet për mbylljen e tyre. Ne nuk po i hedhim në rrugë por thjesht po i dërgojmë në programe të ngjashme në VKM. Asgjë nuk shkrihet dhe po hidhet në erë, e thoni shpesh se po zhduken 100 studiues, por jo ato do të vijnë në një nivel të ri. Akademia e Shkencave është institucioni majë në Shqipëri përfshirë edhe albanologjinë.

Është projekti më i madh i Albanologjisë që drejtohet ndonjëherë, të gjithë argumentet që thoni nuk ekzistojnë, çfarë interesi kemi ne që të zhdukim albanologjinë shqiptare. Ne jemi istitucioni i parë që bëjmë ligjet dhe jemi ne të parët që duhet të argumentojmë me detaje”, ka thënë Kushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re