Avokati, Alban Qafa ka qenë i ftuar në studion e Fax News ku ka folur lidhur me vendimin e Dhomës së Avokatisë për bojkotimin e proceseve gjyqësore si qëndrim kundër hartës së re gjyqësore.

Në mbrotje të argumentave të dhënë sa i takon shkrirjes së gjykatave të rretheve, avokati tha se më mirë do kishte qenë shkrirja e gjykatave administrative.

Qafa tha se harta e re gjyqësore do të sillte një kosto të shtuar për qytetarët të cilët sipas tij, nuk do të kishin më vullnet të zgjidhnin çështjet nëpërmjet gjyqeve por do t’i zgjidhnin me kanun.

“KLGJ ka bërë më parë konsultime me dhomat e avokatisë nëpër rrethe të cilat kanë shprehur qëndrimin e tyre kundër pasi kufizon aksesin e qytetarëve në gjykata. Me hartën e re gjyqësore, shtohen kostot. Kjo do të vështirësojë aksesin e qytetarëve si dhe vetë punën e sistemit gjyqsore. Më e drejtë do kishte qenë nëse do të shkriheshin gjykatat administrative dhe të ktheheshin në seksione pranë gjykatave civile. Kjo do të ishte më e drejtë sesa shkrirja e gjykatave nëpër rrethe të cilat kanë popullsi të madhe.

Gjyqtarët do të transferohen, do të ndërrojnë godinë duke ndërruar rrethin. Por shqetësimi ynë është për qytetarët. Marrim shembull, një qytetar që jeton në Gjirokastër për një gjyq Apeli do të vijë në Tiranë, po vetëm rruga i bën 6 orë. Kur vjen e gjen apo nuk e gjen sekretarinë hapur. Pastaj ka edhe kostot e transportit dhe gjyqësore. Kjo do sjellë që qytetarët të mos kenë më vullnet për të zgjidhur çështjet gjyqësore por do t’i zgjidhin me kanun”– u shpreh Qafa.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re