Një familje në Granzë të Krujës ka mbetur në ‘qiell të hapur’ pasi mbrëmjen e djeshme banesa e tyre është shkrumbuar plotësisht. Mësohet se zjarri ishte shkaktuar nga një defekt në kabllot e tensionit.

Banesa është e shtetasit Pellumb Kiçi i cili ka probleme shëndetësore e ndërsa gruaja e tij Mirela thotë në prononcim për median se shtëpinë ja kishin ndërtuar vëllezërit e tani nuk ka ku të strehohet me djalin e saj të mitur.

“Shkrumb e hi është bërë, s’kam asnjë pajisje. Dy fëmijë më kanë vdek, vetëm një djalë kam. Shtëpinë ma kanë bërë vëllezërit, unë jam në rrugë të madhe. Ku të shkoj? Aplikova për shtëpi, mora bonus qeraje pasi e përfitova, pas një viti e gjysëm ma bllokuan dosjen. Shkova në bashki më thanë jo pastaj, ju lutem shumë më ndihmoni se jam me burrë të sëmurë e djalë të vogël mes katër rrugëve”-tha Mirela.

Për kamerën foli dhe nëna e Mirelës, Servete Kola e cila tha se vajza e saj ka burrin invalid dhe nuk mundet ta ndërtojë më shtëpinë, duke bërë apel ndaj Bashkisë Krujë për ta ndihmuar.

Ka bërë masë dhe është djeg gjysma e bufesë pastaj ka marrë flakë çdo gjë. S’ka ngel asgjë brenda, nga nxehtësia kanë plas dyer e dritare. Elektriku e ka djeg, këtë shtëpi e ka bo me ndihmën time dhe të djemve që kam në Itali e ato po punojnë me beton. E ka burrin invalid, nuk është e zonja ta ndërtojë më. Duhet t’i japë bashkia shtëpinë e vet”-u shpreh nëna e zonjës së shtëpisë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re