Pamje të dhimbshme janë ato të publikuara në videon e mëposhtme, ku një tregtar, përpiqet të shpëtojë gjithçka që mundet, nga tavolina e punës në tregun e fruta-perimeve te Varri i Bamit, pas zjarrit të përmasave të mëdha që përfshiu këtë ambient.

Siç shihet dhe nga pamjet, flakët kanë përpirë gjithçka, ndërkohë që dëmet materiale janë të konsiderueshme. Një qytetar, i cili ka qenë i pranishëm paraditen e sotme, pranë këtij tregu, shkruan:

“Pershendetje, po kaloja tani rruges per tek tregu i fruta perimeve tek varri i bomit ku ra dhe flaka mbreme dhe cte shohesh tregtaret e shkrete tu mbledh leket e hekurit eper sirtare dhe duke germuar neper rrenoja per ndonje gje me vlere qe mund ti ket shpetuar flakeve. A mban njeri pergjegjesi apo gjithmone e kane fajin difektet teknike?”.

Paraprakisht është thënë se shkak i zjarrit që shkrumboi tregun është bërë një shkëndijë elektrike, ndërkohë që në vijim pritet dhe një ekspertizë më e detajuar për shkakun e flakëve.

Janë dhjetra qytearë, që tashmë përveçse të papunë, kanë humbur mjaft edhe si pasojë e djegies së mallrave që ndodheshin brenda tregut.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re