Dy kate të një pallati në afërsi të stadiumit në qytetin e Pogradecit jane përfshirë nga flaket.

Nga flaket janë shkrumbuar plotesisht dy katet, duke shkaktuar deme te medha materiale.

Njeri nga katet shtese te pallatit ishte i ndertuar vitet e fundit.

Policia nuk jep shume detaje per ngjarjen por burime thanë se fillimisht flaket kane perfshire njerin nga apartamentet e ketij pallati.

Sherbimi zjarrfikes ka ardhur menjehere ne vendin e ngjarjes por duket se mjetet e pakta te ketij sherbimi e kanë pasur të pamundur të izolojnë flakët që perhapeshin me shpejtesi në 2 apartamentet e ketij pallati.

Specialistët e fushës me grupin e hetimit po hetojnë shkaqet e ngjarjes.

Per fat te mire vec panikut te madh, nuk ka pasur persona te lenduar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re