Dy makina janë djegur gjatë natës në lagjen 10 Korriku të Vlorës.

Zjarrfikësit dhe policia kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur të shuajnë flakët që kishin përfshirë makinën tip ‘Fiat 500’ me targa bullgare në pronësi të F.J.

Flakët kanë përshkuar dhe një makinë tip Mercedes’ e cila ka qenë parkuar pranë makinës tip ‘Fiat’. Nga këqyrja e vendngjarjes dyshohet se është zjarrëvënie e qëllimshme.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes duke marrë dhe kamerat e sigurisë në atë zonë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re