Një vatër e madhe zjarri ka përfshirë rreth 10 hektarë tokë kodrinore në fshatin Kuman të Fierit duke djegur mijëra rrënjë ullinj. Flakët kanë nisur paraditen e së dielës duke u përhapur me shpejtësi të lartë, të favorizuara edhe nga erërat e forta. Sipas nënkryetarit të bashkisë Roskovec, Maksim Goga dëmet janë të konsiderueshme.

Ende nuk dihen autorët dhe shkaqet e zjarrit, por sipas nënkryetarit të bashkisë dyshohet nga djegia e barishteve nga vetë banorët. Ndërhyrja për shuarjen e flakëve ishte e vështirë për shkak të terrenit. Me ndërhyrjen e zjarrfikëseve situata është vënë nën kontroll.

Ndërkohë në Fier pati edhe një vatër tjetër zjarri në lagjen Sheq i Vogël ku flakët përfshinë një zonë me kallamishte shumë pranë banesave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re