Skip to content

Shkrumbohet apartamenti në Shkodër, zjarrfikësit 1 orë luftë me flakët, e moshuara bllokohet në ballkon

Një apartament është djegur në orët e para të mëngjesit të kësaj të mërkure në qytetin e Shkodrës.

Një shkëndijë elektrike dyshohet të jetë bërë shkak për zjarrin në banesë. Si rrjedhojë është dëmtuar nga flakët një e moshuar.

Pas 1 ore luftë me flakët është arritur të nxirret e moshuara, e cila kishte mbetur e bllokuar në ballkonin e apartamentit. Kjo falë ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës, policisë dhe banorëve të pallatit.

Sipas burimeve, e moshuara ka pësuar djegie të shumta të trupit, teksa ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb