Skip to content

Shkrumbohet autobusi i linjës Shqipëri-Kosovë, panik te pasagjerët/ VIDEO

 

Një autobus i linjës Shqipëri-Kosovë është përfshirë nga flakët në rrugën e Kombit duke u shkrumbuar plotesisht.

Autobusi ka qenë në ecje gjatë momentit që ka marrë flakë. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Repsit.

Dyshohet se shkak i shpërthimit të flakëve ka qenë një defekt në sistemin elektrik ne motor. Fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.