Një autobus linje është përfshirë nga flakët në Lushnjë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”.

 

Autobusi ka marrë flakë në ecje. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndije elektrike në pjesën e motorit. Mësohet se nuk ka pasur të lënduar.

 

Lushnjë / Informacion paraprak

 

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.

 

Nuk ka dëme në njerëz.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re