Skip to content

Shkrumbohet automjeti në Panaja të Vlorës, dyshimet e para

makina digjet autostrade

Një automjet ka marrë flakë gjatë ecjes në Panaja të Vlorës.

 

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka të lënduar.

 

Paraprakisht dyshohet se automjeti është përfshirë nga flakët si pasojë e një defekti teknik.

 

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20, në autostrad “100 Vjetori”, në afërsi të fshatit Panaja, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti me drejtues shtetasin Sh. S, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.