Skip to content

Shkrumbohet automjeti në Tiranë, dyshimet e para

Një automjet është shkrumbuar disa momente më parë në “Rrugën e Dibrës”, Tiranë.

 

Nga të dhënat e para dyshohet se shkak është bërë një defekt i bombulës së gazit.

 

Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.

 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.