Një zjarr ka rënë në katin e katërt të një pallati këtë të hënë në qytetin bregdetar të Durrësit.

 

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 1 të qytetit bregdetar ndërsa raportohet se nje 80 vjeçare eshte plagosur lehte.

 

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrëfikëse, te cilat po punojne per shuarjen e flakeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re