Një lokal është djegur gjatë natës në zonën bregdetare të Kunes në Shëngjin rreth orës 4:00 të së shtunës.

 

Biznesi u shkrumbua në pak minuta dhe zjarrfikësit nuk mundën të shpëtonin asgjë. Objekti është pronësi të Gëzim Çunit dhe menaxhohej nga një oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Lezhës.

 

Dyshimet e para janë për një zjarrvënie të qëllimshme. Hetimet janë përqendruar ne pistën e zjarrvënies për shkak të detyrës se Gëzim Çunit si oficer i policisë gjyqësore të Lezhës.

 

Pronari dhe dy persona të tjerë janë marrë në pyetje rreth djegies se lokalit ne Shëngjin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re