Një tjetër automjet është djegur gjatë natës në qytetin e Vlorës. Sipas policisë makina e djegur tip ”Benz”, është në pronësi të një 25-vjeçari.
 
Ngjarja ndodhi orës 03:00, në lagjen “kushtrimi” në qytetin bregdetar. Dyshohet se mjetit i është vënë zjarri qëllimisht çka ka shkaktuar edhe djegien totale te tij.
 
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e motiveve dhe identifikimin e autorëve ndërsa po hetohet ne te shkuarën e pronarit te makinës. Djegia e mjeteve është rast i përsëritur ne qytetin e Vlorës.
 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re