Një makinë është shkrumbuar totalisht nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë.
Mësohet se makina ka qenë pa targa dhe është gjetur në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e ngjarjes, ku nuk përjashtohet mundësia që mjeti të jetë përdorur në ndonjë ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.04.2022, rreth orës 01:15, në vendin e quajtur “Kanali i Motorrit”, është konstatuar duke u djegur një automjet tip “fuoristradë”, pa targa, i cili është djegur plotësisht. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e pronësisë dhe zbardhjen e rrethanave të djegies së automjetit.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
