Një 42-vjeçar ka vdekur si pasojë e zjarrit që ka rënë në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë, në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Mësohet se viktima jetonte i vetëm në banesë, dhe nga ngjarja nuk ka persona të tjerë të lënduar. Policia njofton se kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Më datë 18.01.2021, rreth orës 06:00, në fshatin Vërdovë, Pogradec, ka rënë zjarr në një banesë, në katin e dytë të së cilës jetonte i vetëm shtetasi N. Xh., 42 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen.

Grupi hetimor dhe shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, ku po punohet për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re