Një banesë është djegur pothuajse plotësisht në një fshat të bashkisë Prrenjas në mesnatë mbrëmjen e së shtunës.

Ngjarja sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në fshatin Rrajcë Fushë të Njësisë Administrative Rrajcë 8 km larg qytetit të Prrenjasit.

Si pasojë e zjárrit të shkaktuar nga luhatjet e energjisë elektrike e gjithë banesa e Xhevat Çukut është “pushtuar” nga flakët në brenda pak minutave. Familjarët kanë konstatuar luhatjet e tensionit, por nuk e kanë menduar se ato do ishin fatale për shtëpinë e tyre.

Fillimisht flakët janë shfaqur në koridor dhe më pas janë përhapur kudo. Pas kësaj të álarmuar të gjithë familjarët kanë dalë nga banesa me përjashtim të gjyshes së shtëpisë që ndodhej në gjumë.

Ka qenë shumë e vështirë futja mes flakëve në banesë dhe nxjerrja që andej e të moshuarës. Fatmirësisht e moshuara është nxjerrë pa pasoja nga flákët , ndërkohë që zjarrfikësit kanë mundur të izolojnë flakët dhe zjarrin që vuri në rrezik edhe një banesë tjetër.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re