Një banesë është shkrumbuar nga flakët në fshatin Gimaj të Njësisë Administrative Shalë, në Shkodër.

Banesa është shkrumbuar totalisht, por fatmirësisht nuk ka pasur persona që jetojnë në këtë banesë aktualisht. Forcat zjarrëfikëse kanë marrë informacion dhe së bashku me policinë po hetohet për zbardhjen e kësaj ngjarje.

Nuk dihen arsyet e djegies së kësaj banese. Dyshohet se ngjarja mund të ketë qenë aksidentale./

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re