Një shtëpi është shkrumbuar nga flakët mbrëmjen e së shtunës në Vlorë.

Gazetari Elton Nika raporton për ABC News se ngjarja ka ndodhur në fshatin Babicë, ku dyshohet se shkaku kryesor për zjarrin është bombola e gazit.

Fatmirësisht nga zjarri nuk ka të lënduar vetëm dëme materiale. Ndërkaq ka qenë ndërhyrja e zjarrëfikëseve që ka bërë të mundur largimin e bombolës së gazit pa shpërthyer nga banesa e djegur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re