Skip to content

Shkrumbohet nga flakët gjatë natës makina në Vlorë

Një automjet tip “Volkswagen Transporter” është përfshirë nga flakët edhe është djegur pjesërisht në Vlorë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen 24 Maji rreth orës 03:30. Automjeti i cili ishte i parkuar është në pronësi të një firme.

Dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb