Skip to content

Shkrumbohet nga flakët mjeti në aksin Korçë-Ersekë, ja cili dyshohet të jetë shkaku

Një automjet është shkrumbuar ne aksin e vjetër Korçë – Ersekë, në vendin e quajtur Qafa e Qarrit.

Mësohet se nga zjarri ka pasur vetëm dëme materiale dhe personat që udhëtonin nuk kanë marrë dëmtime.

Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një defekt teknik i automjetit, i cili ka nisur flakët në ecje.

Fatmirësisht nuk evidentohen persona të lënduar.

“”