Një pallat është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në fshatin Shtyllë të Korçës.

Mësohet se në këtë pallat jetonin 3 familje, të cilët kanë dalë menjëherë jashtë në momentin e rënies së zjarrit, duke mos pësuar lëndime.

Dëmet materiale të mëdha, fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime banorët. Policia dhe zjarrfikëset po hetojnë në lidhje me rrethanat, ndërsa paraprakisht dyshohet se zjarri është përhapur nga oxhaku i njërës prej banesave.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re