Nje zjarr ka shkrumbuar banesen e Fatmir Shehut në lagjen numër 5 të Memaliajt. Forcat zjarrfikëse të Memaliajt kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje ku ka bërë të mundur shpetimin e kater pjestarëve të familjes Shehu njeri prej te cilëve ka pësuar djegje të lehta.

Të katër pjestaret e familjes Shehu janë shoqëruar për ne Spitalin e Tepelenes për kurim te mëtejshëm. Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga nje qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjestar i familjes.

Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë nderkohë qe katër pjestarët e tjerë të familjes kane probleme të shëndetit mendor. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Kjo do të thotë që pjestarët e familjes Shehu prej dites së sotme nuk kanë më një banesë.

Sipas burimeve të Fax News, kjo është hera e dytë që banesa e familjes Shehu përfshihet nga flakët.

Njoftimi i Plotë:

Memaliaj/Informacion paraprak

Rreth orës 21:30, në Memaliaj, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. Sh., rreth 50 vjeç.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë, të cilat kanë bërë të mundur nxjerrjen e 4 shtetasve që ndodheshin në banesë.

Për shkak të asfiksisë nga zjarri, shtetasi F. Sh. është transportuar në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të pakujdesisë së shtetasve që ndodheshin në banesë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re