Skip to content

Shkrumbohet nga flakët shtëpia në Memaliaj, brenda banesës jetonin 4 persona, njëri prej tyre pëson djegie (EMRI)

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Nje zjarr ka shkrumbuar banesen e Fatmir Shehut ne lagjen nr 5 ne qytetin e Memaliajt. Forcat zjarrfikëse të Memaliajt kanë mbërritur me urgjencë në vendngjarje ku ka bërë të mundur shpetimin e kater pjestarëve të familjes Shehu njeri prej te cilëve ka pësuar djegje të lehta.

Të katër pjestaret e familjes Shehu janë shoqëruar për ne Spitalin e Tepelenes për kurim te mëtejshëm. Sipas grupit hetimor, zjarri në banesë është provokuar nga nje qiri i ndezur në dhomën e gjumit nga një pjestar i familjes.

Kryefamiljari i familjes Shehu ka humbur gjurmët disa kohë më parë nderkohë qe katër pjestarët e tjerë të familjes kane probleme të shëndetit mendor. Zjarri ka shkaktuar dëme të shumta materiale. Kjo do të thotë që pjestarët e familjes Shehu prej dites së sotme nuk kanë më një banesë.

Sipas burimeve të Fax News, kjo është hera e dytë që banesa e familjes Shehu përfshihet nga flakët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë