Zjarri ka shkrumbuar një banesë në lagjen Vullnetar në katin e parë të një pallati.

 

Një shkendi elektrike ka bërë të mundur që banesa të përfshihet nga flakët, duke rrezikuar pjesëtarët e familjes.

 

Zjarrëfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë dhe  kanë fikur flakët, duke mos lejuar përhapjen e mëtejshme të tyre.

 

Nga përfshirja e zjarrit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por vetëm dëme materialesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re