Skip to content

Shkrumbohet nga zjarri banesa në Lushnje, zjarrfikësit dhe banorët në “luftë” me flakët

Një banesë në lagjen “Loni Dhamo” në Lushnje ka shpërthyer në flakë këtë pasdite, duke shkaktuar panik dhe shqetësim te banorët.

Policia dhe zjarrfikësja janë në vendngjarje, duke u përpjekur të shuajnë flakët që po përhapen me shpejtësi, kryesisht për shkak të materialeve akrelik në brendësi, të cilat e bëjnë zjarri të vështirë për t’u kontrolluar.

Ndërhyrja e zjarrfikësve po kryhet nga çatia dhe hyrja kryesore, duke çarë muret për të lejuar daljen e ajrit nga dhomat e brendshme. Fatmirësisht, në banesë nuk kishte persona gjatë shpërthimit të zjarrit, megjithatë banorët po bëjnë çmos për të nxjerrë sendet e mundshme nga brenda.
Për arsye sigurie, energjia elektrike është ndërprerë në zonë, ndërsa forcat e rendit dhe zjarrfikësit vazhdojnë të punojnë për të vënë nën kontroll situatën.