Një makinë është djegur rreth orës 18:00 mbi urën e Tapizës në aksin Fushë-Krujë-Tiranë.

Në flakë është përfshirë një makinë tip ‘Benz 203’ ngjyrë blu me targë AA351JA në pronësi të shtetasit Aurel Kadeta.

Mësohet se makina ishte benzinë-gaz dhe ka marrë flakë nga një difekt.

Nga flakët kanë shpëtuar mrekullisht shoferi dhe pasagjerët.

Ka qenë ndërhyrja në kohë e zjarrfikëses nga Kruja që ka evituar shpërthimin e mjetit që do sillte pasoja dhe tek kalimtaret që përshkojnë këtë aks.

Makina është djegur e shkrirë tërësisht nga temperatura e flakëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re