TIRANË- Një makinë është përfshirë nga flakët në Tiranë dhe për pasojë është djegur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Dibrës, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë bombola e gazit në automjet. Grupi hetimor po heton për ngjarjen/
