Një baxho e përpunimit të qumështit është shkrumbuar nga flakët. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gramëz të Krujës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 07:30, në fshatin Gramëz të Krujës, në një ndërtesë të përpunimit të qumështit , (baxho) në pronësi të shtetasit N. Z., ka rënë zjarr dhe është djegur plotesisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

 

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re