Një banesë u shkrumbua totalisht nga flakët mesditën e kësaj të mërkure në fshatin Vodëz, të Kuçovës.

Nga flakët fatmirësisht nuk pati persona të lënduar, pasi familjarët arritën të dilnin në kohë nga banesa ndërsa u regjistruan dëme të konsiderueshme materiale. 

Të gjitha orenditë shtëpiake u dogjën pavarësisht ndërhyrjes së shërbimit zjarrëfikës.

Shkak për zjarrin dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike e shkaktuar si pasojë e rrjetit energjitik të amortizuar.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re